Kylian Mbappe pas paraqitje së mrekullueshme në Botëror, gjithashtu me klubin e tij, PSG, është kthyer në një nga futbollistët më të kërkuar të momentit. Francezi te PSG erdhi nga klubi i Monacos pas një marrëveshjehuazimi me të drejtë blerjeje për 180 milionë euro .
Kjo marrëveshje parashikon që PSG ta paguaj këtë shumë të majme deri më 27 gusht ose ndryshe do të detyrohet të heq dorë nga kampioni i botës me Francën, shkruan "Sportmediaset". Sulmuesi erdhi nga Monaco sezonin e kaluar, në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje për 180 milionë euro, shifër të cilën PSG-ja duhet ta paguajë brenda 27 Gushtit të këtij viti.
Por sipas mediave në Francë, PSG po përballet me problemin e “fair play financiar” që ia bën gati të pamundur pagësën prej 180 milion euro të Mbappes. Këtë situatë po e monitoron me kujdes Reali i Madridit, që është gati të përfitojë dhe të marrë sulmuesin në kryeqytetin spanjoll, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar këtë verë