Këngëtarja e njohur Bebe Rexha, është një ndër artistet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Bebe po përmbyll një vit goxha të suksesshëm, e kjo falë angazhimit dhe përkushtimit të saj ndaj muzikës.
Ajo përveç që se ka sjellë projekte të reja muzikore, vazhdon të jetë tejet aktive duke marrë pjesë në evente dhe koncerte të ndryshme.
Mbrëmjen e djeshme ka perfomuar në show-u e njohur amerikan ‘Jimmy Fallon’.
Si çdo herë, ylli i skenës ka mahnitur me paraqitjen e saj, kësaj rradhe kishte zgjedhur një fustan të gjatë me xixa, e cila ka shkëlqyer e tëra.