Edhe nëse foto është më përfektja e mundshme, fansave kritikë nuk u shpëton gjë dhe nuk kursehen fare t’u komentojnë VIP-ave në Instagram nëse një detaj nuk u pëlqen. Kështu i ka ndodhur Beatrix Ramosajt në foton e fundit të publikuar në Instagram ku një fanse i ka thënë se ka zgjatur këmbët.
“Sa i paske zgjatur këmbët!” i shkruan njëra, ndërkohë Beatrix ia kthen: “Mi ka falur Zoti!”
Ndërkohë një fanse tjetër shkroi:
S’ka shans, e lezetshme je po shalët i ke m*t me Photoshop”.
“Po e marr si komliment!”, e mbyll replikën Beatrix duke mos e zgjatur shumë debatin.