Disney ka vendosur të ngacmojë pak me një trailer të shkurtër nga filmi “E Bukura dhe Bisha” dhe në fakt ja ka arritur të na mbajë kuriozitetin gjallë.
I gjatë vetem 90 sekonda, traileri paraqet Emma Watson në rolin e Belle. Krah bukuroshes së Harry Potter, në këtë film do të interpretojnë edhe emra të mëdhenj si Luke Evans ne rolin e Gaston, Ian McKellen si Cogsworth dhe Ewan McGregor as Lumiere. Bisha nga ana tjetër do të interpretohet nga Dan Stevens. Ky realizimi kinematografik do të dalë në kinematë botërore në 17 Mars te 2017!