INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bukura Shqipëri! Liqeni i Ohrit një ndër vendet për të kaluar pushimet në Evropë, ja çfarë shkruan Trip Advisor

E bukura Shqipëri! Liqeni i Ohrit një ndër vendet për të kaluar pushimet në Evropë, ja çfarë shkruan Trip Advisor

Publikuar më: 18:52 07-08-2017

Kur ka shumë destinacione, zgjedhja është shumë e vështirë. Këto shumllojshmëri vendesh për pushime i ofron Evropa dhe si pjesë e saj edhe vendi ynë, Shqipëria. Sajti i njohur për pushimet, Trip Advisor ka publikuar një shkrim për 8 liqenet më të vizituara në Evropë, ku mjedisi qetësues, romatik dhe pamjet e mrekullueshme që do të zbuloni, jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni por të hidhni pas stresin e akumuluar gjatë ditëve lodhëse të punës. Në këtë listë, është përfshirë edhe liqeni i Ohrit, pjesë e UNESCO-S.

Ja çfarë shkruhet për liqenin e Ohrit, në Maqedoni dhe Shqipëri:

Imagjinoni të shijoni kafen tuaj të mëngjesit në tarracën e një vile me pamje mahnitëse nga liqeni i Ohrit, a nuk do të ishte idealja për të gjithë ata që janë në kërkim të qertësisë? Që nga viti 1979, Liqeni i Ohrit konsiderohet si një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Evropës dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Ai është një ndër liqenet më të vizituara nga turistët që duan pushime të qeta si për banorët e Maqedonisë ashtu edhe ata të Shqipërisë, dy prej vendeve që preken nga ky liqen, por edhe për një numër të lartë vizitorësh nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098