INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bullizuan për virgjërinë, Sindi e “Për’puthen”: Kam një super lajm!

E bullizuan për virgjërinë, Sindi e “Për’puthen”: Kam një super lajm!

Publikuar më: 13:32 29-01-2021

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, u kthye në personazhin më të komentuar të emisionit në media e rrjete sociale pasi deklaroi publikisht se s’kishte pasur kurrë një lidhje dashurie dhe kontakt fizik me asnjë mashkull.

Tema e virgjërisë së saj ishte ndër më të prekurat jo vetëm në emision, por edhe jashtë tij dhe Sindi u identifikua si “vajza e virgjër” e “Për’puthen”, e cila gjithashtu u bullizua shumë.

Sindi kaloi një periudhë tepër të vështirë në fillimet e saj, duke iu dashur të përballet me komentet e publikut dhe bullizmin e hapur për virgjërinë. Madje, ky stres e bëri konkurrenten të humbasë shumë kilogramë brenda vetëm pak ditësh.

Mirëpo, tashmë gjithçka ka ndryshuar për Sindin dhe siç ajo është shprehur në një postim në Instagram, vajza e virgjër është tashmë më e fortë se kurrë dhe nuk ia ndjen për komentet e askujt.

“⚠️Kam nje super news per te gjithe ju!!! ⚠️

E mbani mend ate Sindin qe hyri ne fillim dhe vriste mendjen perse e gjithe Shqiperia dhe konkurentet e e bullizonin per faktin qe nuk kishte pasur asnjehere marrdhenie seksuale me dike perpara? Eh, ajo Sindi nuk eshte me… Vazhdoni komentoni, dergoni mesazhe negative se nuk me intereson aspak… Vazhdoni mbushni emisionin/faqjen tuaj duke permendur emrin tim sepse aq jete keni dhe doni te perfitoni sadopak nga imazhi im. Une KURRE nuk do te ndryshoj per askend, dhe cfaredo qoft opinioni im do ta them me ZE TE LARTE se perderisa jam ulur ne ate karrige e meritoj ta them opinionin tim perpara nje Shqiperie dhe jo duke urryer neper komente dhe duke i bertitur televizorit… Per te gjithe ju qe vazhdoni kaq deshperimisht te komentoni zerin dhe virgjerine time… Nderoni stacionnn se nuk po ju degjon askush, po flisni pafund edhe po i shtoni hormonet e keqija vetes suaj… se une nuk kam si i cliroj po ju e keni zgjidhjen ? Prandaj BYE dhe FALEMINDERIT per vemendjen qe me jepni gjithmone… Tani kjo e virgjera do shkoj te punoj per te ngjitur shkallet e suksesit, nderkohe ju qendroni ne balten tuaj ??✌?”- ka shkruar Sindi.

Capture-23.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0016319751739502