Ajo u fut fuqishëm në tregun muzikor duke u kthyer në njërën dnër reperet femra më të kërkuar në clube këtë verë. Tayna gjithashtu ka marrë edhe epitetin ‘seksi’ për shkak të formave të saj trupore. Këtë herë, ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të mamasë, ngjashmëria me të cilën është mëse e dukshme. I vetmi ndryshim mes tyre është ngjyra e flokëve. Mamaja e saj është bionde, ndryshe nga reperja, një zeshkane e theksuar. ‘Mbretëresha ime’, shkruan Tayna krah fotos. Ndërkohë reperja po përjeton periudhën e saj më të mirë, atë të suksesit të cilën e ka arritur vetëm me dy këngë, ‘Columbiana’ dhe ‘Shqipe’.