Rihanna po vazhdon turin e saj muzikor “Anti Tour”, dhe nëse ka një fjalë që i përshkruan performancat e saj, ajo është “mahnitëse”. Suksesin e ndalesës së saj në Toyta Centër, Houston, ajo vendosi ta festojë në një mënyrë ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë Ririn. Këngëtarja e suksesshme 28 vjeçare ka festuar pas shfaqjes së saj të mrekullueshme të dielën në mbrëmje, duke vazhduar në një klub striptizmi, në orët e para të mëngjesit, së bashku më mikun e saj Travis Scott.
Vajza e hiteve, ka surpizuar me pamjen e saj, e veshur shumë sportive, me një T-shirt, në të cilën ishte e stampuar një grafit sporti, xhinse, syze të bardha dhe duart e mbushura plot “Cash”.
Riri ia ka kaluar shumë mirë duke kërcyer edhe duke u hedhur 15 mijë $ striptisteve, nën ritmet e këngëve të saj nga albumi Anti, siç tregohet nga fotot dhe videot e sigurura nga TMZ.