Janë një nga çiftet më të bukur në botë dhe fotot e tyre janë të denja për “Couple Goals”. Në fillim dyshonin për marrëdhënien e tyre, tashmë ata na shprehin çdo ditë e më shumë se janë të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin. E provën e fundit sapo e dha Gigi Hadid. Modelja 22-vjeçare është parë duke ecur në rrugët e New York me një palë xhinse shumë të veçanta, pasi në xhepat e pasme është stampuar emri i të dashurit të saj Zayn Malik me shkronja të arta.
Ky veprim i Gigi-t vjen pasi ajo me siguri do të ndjejë mungesën e të dashurit të saj, sepse do të jetë shumë e ngarkuar tashmë duke ecur në pasarelat më të mëdha të javëve të modës në New York, Londër, Milano dhe Paris.
Zayn bëri tatuazh për të, Gigi i shkruan emrin në xhinse, ahh çfarë dashurie!