INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E çuditshme, arrestohet mësuesja që u pagoi taksinë nxënësve të Cërrikut, që denoncuan dhunë në shkollë

E çuditshme, arrestohet mësuesja që u pagoi taksinë nxënësve të Cërrikut, që denoncuan dhunë në shkollë

Publikuar më: 11:08 20-05-2016

Nxënësve nga Cërriku, që denoncuan publikisht ditën e enjte në Tiranë në media dhunën që ushtronte një prej mësuesve të shkollës, 7 Marsi paratë e taksisë ua kishte paguar mësuesja M. Ago. Por ajo që dje u duk një veprim i guximshëm dhe mjaft original doli në të kundërt, pasi policia për çudi arrestoi mësuesen, që i ndihmoi me të holla nxënësit.
Njoftimin e arrestimit e ka bërë policia e Elbasanit, ku thuhet se ajo u arrestua pas një kallëzimi të bërë për mësuesen Ago nga një shtetas që mendohet se është prindi i një prej fëmijëve, i cili nuk dinte gjë që i biri ishte nisur në Tiranë.
Për mësuesen M. Ago policia thotë se ajo duke qenë kujdestare në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke nxitur nxënësit e klasës së pestë A të shkonin për tu ankuar pranë studios televizive të News 24 në kryeqytet për problemet me mësuesit e tjerë.
Mësuesja kujdestare tashëm e arrestuar me akuzën, “Shpërdorim detyre”, Vetë M. Ago një ditë më  parë tha se sapo kishte mbërritur në shkollë, nxënësit i kanë rrëfyer për dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe se i gjeti ata të përlotur. Sipas saj nxënësit i rrëfyen se i kishte dhunuar një kolege dhe fillimisht iu drejtuan për të denoncuar ngjarjen zyrës së arsimit, por nuk u përfillën.

Article Logic
Execution time: 0.0027580261230469