Duket si e çuditshme por është e vërtetë. Zgjedhësit e një qendre votimi në Gramsh kanë vendosur të bojkotojnë procesin. Kështu ka ndodhur të2 paktën deri në mesditë ku nuk është paraqitur asnjë votues. Mësohet se në qendrën e votimit nr.2640 në qytetin e Gramshit pjesëmarrja e votuesve është 0 për qind. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që i ka bërë votuesit e kësaj qendre të mbajnë këtë qëndrim. Nga të dhënat e fundit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve rezulton se Qarku i Elbasanit renditet në tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve pas Korçës dhe Vlorës.