INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E çuditshme, mbi 90% e punonjësve mendojnë se shefat e tyre nuk duan t’ja dinë për kulturën në punë

E çuditshme, mbi 90% e punonjësve mendojnë se shefat e tyre nuk duan t’ja dinë për kulturën në punë

Publikuar më: 11:01 22-03-2019

Kultura në punë nuk është në vëmendjen e shefave. Këtë mendojnë rreth 91% e punonjësve. Një studim i publikuar nga kompania Achievers në Kanada tregon se bëhet fjalë për një numër çuditërisht të madh kompanish. Në fakt, 91% e punonjësve nuk i shihnin drejtuesit të angazhuar sa duhet që të përmirësonin kulturën e punës. 38% deklaruan se nuk i kishin dëgjuar “kurrë drejtuesit të flisnin për kulturë pune”.

Edhe pse një përqindje e vogël e punonjësve beson vërtet se drejtuesit janë të kënaqur me kulturën, ka ardhur momenti për të bërë provën e së vërtetës. Kultura nuk është diçka që bëhet pasi keni hartuar një strategji, ajo është vetë strategjia.

Si të përballeni me këto perceptime? Problemi është që ju nuk mund t’ia nisni duke thënë se ju kujdeseni për kulturën e punës. Ju duhet të filloni ta tregoni, dhe jo ta thoni, se shqetësoheni për kulturën dhe përvojën e punonjësve. Dhe kjo duke treguar së pari vlerat e sjelljet e duhura, shkruan Monitor.

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168