Në bagazhet diplomatike të trupës së Ambasadës Ruse janë zbuluar 400 kilogram drogë e llojit kokainë dhe për këtë ngjarje janë arrestuar 6 persona.
Punonjësit e Ambasadës Ruse në Argjentinë, dyshohet se do ta dërgonin drogën në Rusi ose Gjermani. Ministrja argjentinase e Sigurisë, Patricia Bullrich tha se kokaina e gjetur në Ambasadën Ruse në Buenos Aires ishte me vlerë 50 milionë euro dhe me pastërti shumë të lartë.
Sipas Ministrisë së Sigurisë, edhe pse droga është kapur brenda ambienteve të ambasadës trupi diplomatike është i pastër, pasi bëhet fjalë për një komplot kundër Ambasadës.