INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E çuditshme po qenka e vërtetë, burrat shqiptarë më të pafatë se gratë

E çuditshme po qenka e vërtetë, burrat shqiptarë më të pafatë se gratë

Publikuar më: 10:36 09-01-2019

Indeksi i Universitetit të Essex dhe Missourit ka realiziar një studim të detjuar mbi fatet sipas gjinisë. Për Shqipërinë bie në sy se meshkujt janë më të diskriminuar se femrat në disa drejtime. Pikë së pari kur bëhet fjalë për shëndetin, ata kanë jetëgjatësi më të ulët. Ndërsa humbin jetën më shumë se gratë nga aksidentet rrugore. Po kështu më shumë vdekje në punë kanë patur burrat.
Nga 134 shtete në total, Shqipëria renditet në vendin e 18, përsa i përket fatit duke ju referuar barazisë gjinore. Sipas studimit, rezulton se në 91 shtetë të botës meshkujt janë më të diskriminuar, ndërsa pjesa tjetër i takon femrave. Kriteret e marra në konsideratë janë aksidentet, vdekjet në punë, por edhe shëndeti. Në pjesën më të madhe të shteteve të botës, për femrat ka strategji shëndeti, ndërsa për meshkujt jo.
Edhe përsa i përket vdekjeve të parakohshme apo sëmundjeve kronike, janë më të përhapura te meshkujt. Diskriminimi i femrave është më i përhapur në arsim, dhe kontinenti më problematik është Afrika.
Ndërkohë në nivel global, vendi më i barabartë është Italia.

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658