E çuditshme por e vërtetë. Para 23 vitesh Shkëndija luante me fanella të Milanit, por tani e kanë kundërshtar për “jetë a vdekje”.
Shkëndija dikur ëndërronte të bëhej ‘Milani i ri’ i Evropës, pasi para 23 vjetësh përkatësisht në vitin 1994 luante me fanellat e shtatë herë kampionit të Evropës.
Por, tani fati deshi që klubi tetovar pas 23 vjetësh ta ketë gjigantin italian kundërshtar.
Kjo pasi, Shkëndija do të luaj në kuadër të fazës “Play-Off” të Ligës së Evropës ndaj Milanit, ku do ta kërkojë të pamundurën për kualifikim në grupe.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shkup më 17 gusht, ndërsa një javë më vonë apo më 24 gusht luhet ndeshja e kthimit në San Siro.