Sergio Ramos është bërë një idhull për shumë tifozë por nga ana tjetër është kthyer në lojtarin më të urryer për disa të tjerë. Rasti më i fundit në finale e Ligës së Kampionëve kur mbrojtësi madrilën dëmtoi Salah në një dyluftim.
Për këtë arsye 300 000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që mbrojtesi spanjoll të dënohet për dëmtimin që shkaktoj ndaj Salah . Mijëra persona e kanë konsideruar të qëllimshme tërheqjen e krahut të sulmuesit nga mbrojtesi madrilen por edhe ndërhyrjen që bëri ndaj portierit Karius.
Rreth 300.000 nënshkrimeve janë mbledhur deri këtë të hënën, ku shumë njerëz janë zemëruar mjaftueshëm për të kërkuar që Sergio Ramos të dënohet në mënyrë retrospektive nga UEFA apo FIFA.