INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘E çuditshme se si Rama po shfaqet si lider i të gjithë shqiptarëve’

‘E çuditshme se si Rama po shfaqet si lider i të gjithë shqiptarëve’

Publikuar më: 11:12 04-04-2019

Historiani i njohur, Oliver Jens Schmitt, profesor në Institutin për Historinë e Europës Lindore në Universitetin e Vjenës në Austri, në një intervistë për për gazetën austriake Der Standard ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për deklaratat e tij mbi Shqipërinë e Madhe dhe lënien anash të qeverisë së Kosovës. “Është e çuditshme se si Rama po shfaqet si lider i të gjithë shqiptarëve dhe po e lë anash qeverinë e Kosovës. Me këtë sjellje ai po përpiqet të fitojë prestigj në botën e jashtme dhe në politikën e brendshme. Por ai qeveris një vend nga i cili – sipas anketave – dëshiron të largohet shumica e popullsisë. Një vend që është bërë prodhuesi më i rëndësishëm i kanabisit në Europë dhe ku krimi i organizuar me gjasë ka futur në rrjetin e vet dy ministra të brendshëm – vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, i cili befas dha dorëheqje në tetor, tashmë është dënuar, ndërsa kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri së fundi ka filluar procesi gjyqësor. Kundër stilit autoritar të udhëheqjes me javë kanë protestuar studentët, por gati askush nuk raporton për këtë. Për shkak të dijes tejet të kufizuar të Perëndimit mbi Shqipërinë, Rama mund ta drejtojë vendin si një Blackbox. Në Perëndim ai po portretizohet si artist dhe intelektual”, thotë ai. 

Historiani e ka kritikuar Ramën edhe për çështjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ai thotë se Presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama po përdorin çështjen e konfliktit shekullor shqiptaro-serb për kapital politik. “Të dy palët i fryjnë kësaj çështjeje, sepse duan të përfitojnë kapital politik. Kjo është një taktikë e moçme dhe e njohur për të gjeneruar vëmendje ndërkombëtare dhe për të siguruar përkrahje nga jashtë dhe brenda. Që të dy (Rama dhe Vuçiç) në vendet e tyre me të drejtë kontestohen si sundimtarë autoritarë, të cilët pezullojnë strukturat demokratike dhe mediat e lira. Ndërkohë një pjesë e popullsisë e ka vërejtur se çfarë duan të fshehin parullat nacionaliste në këtë kontekst”, shprehet ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051