Në parim mund të konsiderohet një kërkesë në mos e cmendur, disi e pazakontë gjithsesi tani I takon Federatës Spanjolle të Futbollit për të marrë një vendim. Spanjë Shqipëri ende nuk është përcaktuar në cilin stadium do të luhet, ndërkohë që qyteza atunnome e Meliës, në Afrikë në kufi me Marokun, është ofruar që ky takim të zhvillohet në stadiumin e tyre.
Prej 22 vitesh kjo qytezë ka marrë autonoinë dhe duke qënë në juridiksionin e Spanjës kërkon ti japë një kënaqësi tifozëve të tyre. Stadiumi në fakt është i vogël, 12 mijë vënëdësh, megjithatë krerët e qytetit bëjnë me dije sipas mediave spanjolle, që do ishte një mrekulli nëse Spanja vendos ta luajë aty ndeshjen e eleminatoreve të Botërorit Rusi 2018 me Shqipërinë.
Tanimë pritet reagimi i Federatës Spanjolle nëse kjo e fundit do vendosë apo jo që ta luajë ndeshjen me kuqezinjtë në Afrikë në një qytet interesant me një histori të mbushur gjeopoltike. Shqipëria? Nëse Spanja dhe UEFA thonë Ok, Shqipëria duhet të udhëtojë për në Afrikë për të luajtur një ndeshje luksi jashtë fushës sonë.