Rivaliteti me një skuadër duket se nuk do të shuhet ndonjeherë tek lojtarët edhe pasi të varin këpucët në gozhdë. Rasti më i fundit ëshhtë Beckam i cili nuk e ka harruar rivalitetin më Liverpool.
Ish-lojtari i Manchester ka deklaruar se dëshiron që finalen e Champions League-s ta fitoj Real Madridi. Beckham madje i është lutur skuadrës madrilene ku edhe ka qënë pjesë e saj, që të fitojë ndeshjen kundër Liverpool.
“I uroj Realit, Zizus, presidentit dhe futbollistëve të tyre fat për finalen e Champions League dhe ju lutem fitoni ndaj Liverpool, ju lutem shumë!”- është shprehur Ish-kapiteni i Anglisë gjatë një interviste.