Së fundmi Ermal Fejzullahu ka festuar 30-vjetorin e tij të lindjes. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe në këtë përvjetor, veçse miqtë dhe familjarët të surprizonin këngëtarin me një festë në nder të ditëlindjes së tij. Por vëmendje të madhe mori dyshja Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, të cilët dikur kanë qenë të lidhur. Ata performuan së bashku hitin e tyre ‘Tonight’. Të dy u shfaqën shumë të relaksuar pranë njëri-tjetrit duke krijuar një atmosferë shumë të zjarrtë për të pranishmit. Por një tjetër foto që me siguri nuk e keni parë është fotoja më poshtë ku Dafina i ka hedhur krahun Ledrit dhe duken kaq bukur afër njëri-tjetrit. Por tani sikush ka zgjedhur një jetë në krah të një tjetër personi./intv.al/