Pas rikthimit me Mozzik, Loredana duket më e dashuruar se kurrë. Madje ajo duket se po ecën në gjurmët e të dashurit sepse ka paralajmëruar këngën dhe klipin e saj të parë. Por së fundmi ka qenë paksa e distancuar në rrjetet sociale dhe gjatë kësaj kohë kanë ndodhur ndryshime në look-un e saj. Loredanën ishim mësuar ta shihnim vetëm bionde, ndërsa këtë herë ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke u kthyer në brune. Ndryshimin na e tregon në këtë video ku shfaqet krah të dashurit. I shkojnë apo jo, këtë vendoseni ju. /intv.al/