Olsi Bylyku, aktori i njohur i humorit prej disa muajsh tashmë ka dalë publikisht hapur rreth jetës së tij private duke na prezantuar me të dashurën e tij, të quajtur Egi Tako.
Olsi vendosi ta bënte publike lidhjen gjatë premierës së filmit “Dy Gisht Mjaltë” duke u shfaqur dorë për dore me partneren e tij dhe që prej asaj dite nuk ka nguruar të ndajë shpeshherë me ndjekësit momente private me të.
Aktori i “Be Coffee” ishte i ftuar së fundmi në programin e ri të Roza Latit "Bukë me vete", ku gjatë bisedës në kampe, duke qenë edhe se kurioziteti është i madh, moderatorja e pyeti pse e dashura e tij e shoqëron kudo ku ai shkon.
"Ajo është mbështetja ime më e madhe, është asistentja ime, më ndihmon në të gjitha projektet e mia", u shpreh Olsi ndërsa Lorenc Hasrama zbuloi se e dashura e Olsit është shumë e talentuar në muzikë. Ajo ka shkruar pjesët më të bukura të teksteve të këngëve të tij.