INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dashura e re xheloze për Dean? Kristi sqaron raportin me ish-banoren e BB VIP: Nuk duhet të...

E dashura e re xheloze për Dean? Kristi sqaron raportin me ish-banoren e BB VIP: Nuk duhet të...

Publikuar më: 15:30 05-09-2023

Dy ish-banorët e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Dea Mishel dhe Krist Aliaj, kanë qenë shumë të përmendur gjatë kësaj vere, pasi janë kapur mat herë pas here në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Teksa në rrjet u përhap shumë shpejt lajmi se ata të dy janë në një lidhje, si Dea ashtu edhe Kristi reaguan duke i hedhur poshtë këto thashetheme.

Madje lidhur me këtë ka folur Kristi dje teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel. Përveç kësaj, ai ka zbuluar se është i dashuruar por pa treguar shumë detaje për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Ndërkohë në lidhje me Dean, Kristi u shpreh se kanë ngelur shokë dhe se takohen. Ai shtoi se reagoi për të hedhur poshtë lajmet se janë bashkë, pasi sipas tij, nuk është korrekte që një gënjeshtër e tillë të marrë kaq shumë vëmendje.

“Ne në shoqëri kemi kaluar goxha situata të vështira dhe atë shikova edhe te posti që bëmë. Në Big Brother e kemi kërkuar ndihmën e njëri-tjetrit. Kemi ngelë shokë, takohemi. Për ditëlindjen time ishte”, tha Kristi.

E pyetur se pse reagoi aq shpejt, mos e dashura ishte xheloze, ish-banori i BB VIP tha:

“Këto janë pjesë të veprave artistike. Unë e pashë se çfarë mase mori te mediat ose më tepër te portalet. Edhe thashë nuk është gjë korrekte të lë një gënjeshtër të tillë të marrë kaq shumë vëmendje dhe të shpërndahet në mënyrë të frikshme si një virus. Edhe prandaj thashë më mirë t’a mbyll tani, se edhe për Dean nuk ka lezet. Nuk duhet gjithmonë të tërheqim vëmendje me këto gjëra, ne si figura publike që jemi, si “VIP”-a le të themi. Nuk ka nevojë të tërheqim vëmendjen vetëm me këto gjëra, mund të gjejmë mënyra të tjera, me pasione”.

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059