Georgina Rodriguez prej kohësh tashmë është kthyer në të preferuarën e shtypit rozë. Ajo përflitet shpesh për fotot, të cilat i poston në rrjetin social “Instagram”, si dhe faktin se është gjithmonë aty për të mbështetur Ronaldon në stadiume.
Por, përtej kësaj, duket se ajo se do të fillojë ta marrë seriozisht karierrën e saj në modeling. Kjo nuk është aspak një ide e keqe, pasi në fushatën e fundit për bikini-t “Yamamay”, bashkëshortja e Cristiano Ronaldos ka mrekulluar ndjekësit.
Fotoja me koleksionin e parë ka tejkaluar një milion ‘like’ në vetëm disa orë. Merita, kuptohet, është e hijeshisë së modeles argjentinase, fytyrën e saj magnetike dhe trupin e mirë.
Georgina Rodriguez thjesht e interpreton veten: një grua e pavarur në mendime si në mënyrën e kuptimit të stilit, një grua e lirë të jetë sensuale në mënyrën e vet.