Stresi është një nga reperët më të mirë shqiptarë i cili po kalon një periudhë të mirë si në jetën profesionale ashtu edhe në jetën private. Prej disa muajsh tashmë, Stresi na ka treguar se zemra e tij “i përket” Keisit, vajzës nga Tirana që studion në Kanada. Ata e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehur për vite me rradhë dhe na kanë treguar se janë më të dashuruar se kurrë.
Sot është një ditë e veçantë për bukuroshen pasi feston ditëlindjen e saj të 22-të dhe nuk mund të mungonte një urim publik nga partneri i tij.
Stresi ka ndarë me ndjekësit e tij një foto në Instagram ku shfaqet me të dashurën e tij dhe shkruan: “Happy Birthday Ma Queen “.
Gëzuar ditëlindjen princesha e Stresit!