INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dashura e Stresit përlot nënën e reperit “live”, ja si e përjetoi ajo momentin kur i biri u arratis nga komisariati [FOTO]

E dashura e Stresit përlot nënën e reperit “live”, ja si e përjetoi ajo momentin kur i biri u arratis nga komisariati [FOTO]

Publikuar më: 21:48 25-01-2018

Stresi vazhdimisht na ka treguar për lidhjen e ngushtë me nënën e tij, Shpresën. Për herë të parë ata kanë dalë bashkë në një emision ku kanë folur për marrëdhënien dhe përjetimet e nënës së tij pas lajmeve për të birin e saj. Një nga ngjarjet e cila bëri bumin mediatik, ishte arratisja e papritur e këngëtarit nga komisariati.

E ëma e reperit të njohur, e ftuar te “Rudina” së bashku me djalin e saj u shpreh se fillimisht është tmerruar kur ka lexuar lajmet pasi ishte në merak për shëndetin e të birit si dhe e konsideroi gabim arratisjen e Stresit.

Ndër të tjera ata folën edhe për vajzën me të cilën Stresi është në një lidhje prej disa muajsh e cila i përshëndeti me një video surprizë.

“Planifikojmë të martohemi, por jo këtë vit, ndoshta vitin tjetër. Ne kemi shumë kohë bashkë, jemi takuar gjithnjë në Europë për të mos qenë në qendër të vëmendjes. Mamaja e Kejsit ma la që ta ruaja dhe unë e ruajta për vete. Kejsi ka mbaruar shkollën në Kanada dhe aktualisht bashkëjetojmë në Tiranë”, tha Stresi.

Ndërkohë nëna e reperit e emocionuar nga videomesazhi i Kejsit tha: “Kejsi është vajzë me shumë vlera dhe meriton shumë gjëra edhe dashurinë e Stresit. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet për vitin e ri dhe më ngjiti menjëherë. – Kejsi më tha: E di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kur ne të ikim në Kanada ti do kesh dhomën tëndë që mund të vish kur të duash”.

fott.png

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377