Keisi është vajza nga Tirana që studion në Kanada, që duket se i ka rrëmbyer zemrën një “bad boy” si Arkimed Lushaj, i cili në muzikë njihet si Stresi. Reperi 31-vjeçar, pasi ka rrëfyer fejesën e fshehtë pas tre vitesh lidhje në distancë me partneren e tij tashmë po planifikon dasmë me të edhe pse është pak larg data kur do martohen. 21-vjeçarja i ka rrëmbyer zemrën Stresit dhe siç ka rrëfyer ai, gjithçka ka nisur kur nëna e saj i kërkoi atij që ta ruante nga ngacmimet e djemve të lagjes.
Stresi dhe e dashura e tij po bashkëjetojnë tashmë dhe sot e dashura e reperit e ka surprizuar atë duke përgatitur disa ushqime ndërsa Stresi ka publikuar foton e kësaj tavoline, por mënyra si e ka thirrur Kejsin i ka habitur fansat.
“Mos të lëntë Zoti pa gru”, shkruan Stresi i cili siç duket të dashurën e thërret “grua”.
Gjërat janë shumë serioze.