Angjela Shimac, e dashura e futbollistit shqiptar, Lirim Kastrati, ka habitur me një nga postimet e saj të fundit në rrjete sociale.
Bukuroshja, e cila momentalisht është në pritje të ëmbël brenda pak muajsh pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Kjo si duket nuk e ka ndaluar atë ta shijojë shpejtësinë që me gjasë e preferon shumë.
25-vjeçarja së fundmi ka publikuar në Insta Story një “Screenshot” të bisedës së saj me Kastratin, të cilit i ka dërguar edhe një video duke drejtuar veturën me shpejtësi të madhe.
Shimac së fundi është duke jetuar në Poloni, ku Kastrati po luan për Legian e Varshavës.
Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë.
“Fast and furios”, ka shkruar Angjela krahas videos, raporton “Vecernji List”.
Kastrati fillimisht kishte qeshur, ndërsa i kishte thënë më pas të ngadalësojë.
Angjela më pas i shkroi e i tha se Policia është prapa saj dhe e pyeti nëse duhet ndalur apo jo.
Kastrati e sugjeroi të ndalej.
Angjela nuk ka treguar në Insta Story se si përfundoi ngjarja, por ka shtuar se fjalët “Lirim do ta paguash gjobën”.
Çifti pritet të bëhet me fëmijë në pranverë.