Një 28-vjeçar me iniciale E.A., nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante doza të vogla lëndë narkotike dhe qarkullonte me armë zjarri.
Mësohet se ai është denoncuar nga qytetarët, ndërkohë që pas kontrollit në banesën e tij u gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.
Policia njofton materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".