Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion antikanabis duke shkatërruar 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë hashashi.
Operacioni “Lugina” ka çuar në pranga një 40-vjeçar nga fshati Dorëz, pasi më parë qytetarët kishin informuar policinë se ai kultivonte bimët narkotike.
“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Dorës tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina’. Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i përshtatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa”, njofton policia.