INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E DETAJUAR. Ja çfarë ndodhi me 47-vjeçarin që u vetëvra pasi doli nga komisariati [FOTO]

E DETAJUAR. Ja çfarë ndodhi me 47-vjeçarin që u vetëvra pasi doli nga komisariati [FOTO]

Publikuar më: 11:26 29-05-2018

Detaje të reja dalin në dritë nga vetëvrasja e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.

47-vjeçari Ardian Kallami i dha fund jetës duke u varur në banesën e tij pak minuta pasi kishte dal nga komisariati.

Familjarët e viktimës fajësojnë policinë për aktin fatal të 47-vjeçarit. Sipas tyre Adriani ishte shoqëruar disa herë në polici për një vjedhje banese.

yhu7jnty.jpg

Gjatë marrjes në pyetje efektivët kanë ushtruar dhunë mbi viktimën dhe e kanë detyruar të firmosë një dokument ku e pranon vjedhjen.

Vëllai i viktimës tregon se Ardiani ka mundur të filmoj dhunën e efektivëve gjatë marrjes në pyetje. Familjarët e kanë të faktuar se mbi 47-vjeçarin është bërë padrejtësi.

Dhuna e ushtruar ndaj tij është regjistruar në një video që zgjatë 17 minuta dhe ku Ardiani dëgjohet të thotë: 'Pse më rrihni se nuk jam unë autori i vjedhjes ". Materiali është sekuestruar dhe po hetohet nga Prokuroria.

Nisur nga këto prova, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet për dy efektivët e policisë që kanë marrë në pyetje viktimën. Mësohet se 47-vjeçari babi i dy fëmijëve, një vajze të martuar dhe një djali 22 vjeç, kishte humbur gruan 6 muaj më parë për shkak të një sëmundjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393