INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E detyruan të fshehë sëmundjen? Publikohet video e Luizit që nxjerr BLOF produksionin e BBVIP: Nuk mund të flas se…

E detyruan të fshehë sëmundjen? Publikohet video e Luizit që nxjerr BLOF produksionin e BBVIP: Nuk mund të flas se…

Publikuar më: 15:35 11-01-2023

Mbrëmja e kaluar nuk ka qenë shumë e lehtë për banorët e Big Brother VIP Albania pasi një rrëfim indjerë nga Luizi kundrejt Kiarës “trazoi qetësinë” e tyre. Luiz Ejlli deklaroi se vuante nga një sëmundje e rrallë dhe më pas tha se ishte historia e një shoku të afërt dhe për këtë arsye u shpreh në vetën e parë, por edhe pas kësaj deklarate Luizi iu nënshtrua disa analizave të cilat dolën negative.

Kjo bëri që të gjithë banorët t’i ktheheshin kundër madje dhe Kiara pasi supozohet se ka mashtruar me një gjë shumë të rëndë.

Por disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale nxjerrin blof produksionin e Big Brother VIP Albania, ku mesa duket kanë detyruar që Luizi të mos të tregojë të vërtetën e sëmundjes së tij.

Në një video Luizi duke biseduar me Kejvinën thotë se: “Mos më bëni të flas më se më vihen edhe prangat sa të dalë, sepse nuk bën të shkel ligjin”.

Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.

Për pak, Luizi desh nxorri zbuluar produksionin se në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.

Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh, gjë aspak e llogjikshme dhe e besueshme për një publik të tërë!

 

@andue1aofficial #luiz #luizejlli #bigbrothervipalbania #bbvipalbania #bbva #viral #fyp ♬ original sound - Andue1a
Article Logic
Execution time: 0.0019099712371826