INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme: Aktorja e njohur  humb fëmijën gjatë shtatzënisë [FOTO]

E dhimbshme: Aktorja e njohur humb fëmijën gjatë shtatzënisë [FOTO]

Publikuar më: 08:38 02-09-2018

Ajo është njëra ndër aktoret mjaft të dashura edhe për shqiptarët. Por ndërkohë që të gjithë i gëzoi me lajmin për shtatzëninë dhe pyeste fansat nëse bebi i saj ishte djalë apo vajzë, gëzimi është kthyer në hidhërim për Ximena Navarrete pasi ajo e ka humbur fëmijën në muajin e tretë të shtatzënisë. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë aktorja me një foto të postuar në Instagram në të cilën shkruhet: "Një pjesë e zemrës time jeton në parajsë".

"Nuk ka fjalë për ta përshkruar situatën e vështirë dhe të trishtë që unë dhe bashkëshorti im po përjetojmë. Siç ndajmë momente lumturie me ju, është e nevojshme të ndajmë edhe momente trishtimi. Sot zemra e fëmijës sonë pushoi së rrahuri dhe me shumë dhimbje po e bëjmë publik lajmin me fansat tanë, njerëzit që na duan. Ne e donim shumë fëmijën. Të qëndronte brenda meje për 15 javë ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real. Falenderoj Zotin për atë ndjenjë. Thonë se Zoti kurrë nuk dërgon diçka që nuk mund ta mbajmë, ky rast nuk është përjashtim. Faleminderit familjeve tona sepse ndjenja e mbështetjes suaj bën të gjitha ndryshimet. Dashuria ime (bashkëshortit) të dua dhe nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë, duke qenë së bashku dhe me dorën e Zotit gjithçka është e mundur. Të dua me gjithë zemër, tani kemi një engjëll në qiell që me siguri do na dërgojë bekime të reja", është shprehur Ximena.

-640-0-5b8afc321d013.jpg

-640-0-5b8afdcb480f9.jpg

 

-640-0-5b8afc32b6ec0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024940967559814