Chadwick Boseman është shuar nga jeta në moshën 43-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në zorrën e trashë. Ylli i “Black Panther”, i cili u diagnostikua me kancer katër vite më parë vdiq të premten në shtëpinë e tij në Los Angeles.
“Me pikëllim të thellë konfirmojmë vdekjen e Chadwick Boseman. Ai u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në fazën e tretë në vitin 2016 dhe luftoi këto 4 vitet e fundit ndërsa sëmundja përparoi më shumë.”, thanë familjarët në një deklaratë.
Familjarët zbuluan gjithashtu disa nga filmat e fundit me të cilët ka punuar Boseman si “Marshall”, “Da 5 Bloods”, dhe “August Wilson’s Ma Rainey’s Black Bottom” dhe disa të tjerë, të cilët u realizuan gjatë kohës që aktori po bënte ndërhyrje kirurgjikale dhe kimioterapi. Aktori amerikan do të mbahet mend gjatë për “Black Panther”, filmi në të cilin aktori arriti kulmin e famës së tij.