INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme! Dy motrat nga Gramshi, Aisha dhe Sidorela kanë nevojë urgjente për ndihmë

E dhimbshme! Dy motrat nga Gramshi, Aisha dhe Sidorela kanë nevojë urgjente për ndihmë

Publikuar më: 20:37 14-09-2017

Ilir Hoxholli ka vizituar një familje në Gramsh dhe ka zbuluar realitetitn e trishtë ku jetojnë.

Hoxholli bën thirrje për ndihmë urgjente për dy motrat e sëmura Aisha dhe Sidorela, 27 dhe 23 vjeç, të cilat kanë nevojë për ilaçe ndërsa i vetmi burim i të ardhurave, babai i tyre është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Lexoni mesazhin e Hoxhollit, dhe si mund të ndihmoni:

Ju lutem shpërndajeni urgjente!

Aisha dhe Sidorela dy motra nga Gramshi, 27 dhe 23 vjeç kanë nevojë për ne. Janë të sëmura me Spina Bifida, nuk mund të rriten, vetëm lëkurë dhe kocka që u thyhen lehtësisht. Babai, Hasani ishte i vetmi burim i të ardhurave por ai i sëmurë tashmë me kancer në mushkri. Shisnin si ambulant por kjo nuk mund t'ua plotësojë nevojat vajzave. Ilaçe, serume, ushqime, ju lutem me shpirt t'i ndihmojmë. Shpërndajeni, mund të bëheni shkak dikush t'i ndihmojë. O Zot trishtimi nuk paska fund, lot, lutje, nuk mund të shkruaj dot cfarë më panë sytë, bëra sa munda, por të gjithë nga pak t'ua lehtësojmë. Zoti ju bekofte kush lutet, kush dërgon një ndihmë, kush e shpërndan... nuk di çtë shkruaj...

Hasan Qemal Pëllumbi

Euro: AL19 2023 2005 0000 0000 7076 1913

USD:AL04 2023 2005 0000 0000 8076 1913

Lek : AL74 2023 2005 0000 0000 0176 1913

Raiffeisen Bank

Kodi për jasht shtetit: SWIFT; SGSBALTX

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725