Lajm i hidhur për botën e gazetarisë!
Ditën e sotme është ndarë nga jeta spikerja e mirënjohur e “Radio Shkodra”, Suzana Dibra.
Prej më shumë se 40 vitesh që punonte në radio dhe ishte një nga zërat më të njohur të qytetit të Shkodrës. Kolegët e e prisnin Suzanën të jepte edicionin kryesor të lajmeve por iu desh të jepnin lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të saj si pasojë e një ataku kardiak.
Është kolegu i saj Adrian Hoti i cili dha lajmin e trishto për ndarjen nga jeta me anë të një postimi ku shkruan:
RIP!
Suzana Dibra, zeri embleme i Radio Shkodres, tashme do te na mungoje..!
E prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jone e mire, na shokove dhe trishtove pa mase me vdekjen e parakohshme!
Pushofsh ne paqe!