HSV Hamburg, ekipi që nuk e kishte provuar ndonjëherë shijen e kategorisë së dytë, më në fund do ta provojë veten në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm. Megjithëse fitoi ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, nuk mjaftoi për të siguruar një vend play-off pasi Ëolfsburg ka mposhtur FC Koln. Kishte vite që Hamburg i vërtitej rënies, dhe tani duhet të përballet me realitetin se nuk mund të krenohet më me faktin se nuk ka rënë ndonjëherë në kategorinë e dytë. Teksa kishin mbetur edhe dy minuta lojë, tifozët e Hamburg nuk e kanë kontrolluar veten dhe kanë djegur stadiumin duke detyruar forcat e shumta policore të futen në fushë për rreth 15 minuta derisa situata të qetësohej.