Ditë shumë të vështira për këngëtaren e mirënjohur Enca. Babai i saj është ndarë nga jeta në moshë të re duke lënë pas bashkëshorten Entelën dhe dy vajzën, Encën e Uindin.
Ndonëse këngëtarja nuk ka reaguar në lidhje me lajmin e trishtë, mësohet se i ati i saj, Sokol Haxhia, ndërroi jetë të dielën, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Në faqet e fansave të Encës, numërohen me dhjetëra postime ngushëlluese. Lajmin e dhimshëm e kanë konfirmuar edhe burime të sigurta për Anabel.al. Ndërkohë që edhe në profilin e Facebookut të të ndjerit, miqtë e tij kanë shprehur ngushëllimet.
Edhe ne të intv.al dhe inlife.al i shprehim ngushëllimet Encës dhe familjarëve!