INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme! Futbollistja shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike, e dashura e saj i bën dedikimin prekës [FOTO]

E dhimbshme! Futbollistja shqiptare humbi jetën në mënyrë tragjike, e dashura e saj i bën dedikimin prekës [FOTO]

Publikuar më: 10:39 06-07-2019

Futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili, humbi jetën pak ditë më parë, teksa u mbyt në liqenin e Komos në mënyrë tragjike.

Florijana, e cila ishte dhe kapitenia e Jang Bojsit, ishte në një lidhje me futbollisten tjetër Melanie Myler, teksa kjo e fundit ka bërë një postim në “Instagram”, ku ka ndarë dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të 24-vjeçares.

“Nuk mund të gjej fjalë që të përshkruajnë atë që unë ndjej dhe nuk mund të përshkruaj si ndihem pa ty, pa më të mirën time, pa gjysmën time, pa dashurinë time, pa gjithçka timen. Jo, jo, jo askush në këtë botë nuk mund të përshkruajë se sa shumë të dua. Më mungon shumë dhe më dhemb shumë zemra. Luvi. Faleminderit për çdo moment që kam jetuar me ty. Nuk do të të harroj kurrë. Të dua”, shkruan Melanie Myler në “Instagram”.

 

touy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721