INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme! Humbi të afërmit nga tërmeti, këngëtarja e njohur SHQIPTAR përlot me fjalët emocionuese: Zemrën e kam plagë…[FOTO]

E dhimbshme! Humbi të afërmit nga tërmeti, këngëtarja e njohur SHQIPTAR përlot me fjalët emocionuese: Zemrën e kam plagë…[FOTO]

Publikuar më: 12:37 29-11-2019

Tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, rrënjosi dhimbjen në zemrat e njerëzve, pasi la pas shumë viktima.

Këngëtarja e njohur Evi Reçi, u përball me humbjen e familjes së xhaxhait, e cila fatkeqësisht u shua nën rrënoja.

Xhaxhai i saj Eduard Reçi bashkë me të shoqen, Dolorën dhe dy fëmijët Kristi dhe Klaus, u nxorrën të pajetë nga një pallat 6 katësh i shembur në Durrës.

Përpos familjes së xhaxhait, Evi ka humbur dhe mikeshën e saj.

Bëhet fjalë për piktoren Diene Karanxhaj, e cila fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot katastrofës natyre, bashkë me të bijën 8 vjecare, Esielën.

“Të pranosh të papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “mëdhenjt”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që me pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës e vogël që tu bë motivi i jetes. Ishit të gjithë bashkë. Një pse e madhe, një boshllek i madh.. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurine dhe dashamirësine tuaj. Zoti ju bekofte” shkruan në postim Evi duke treguar dhimbjen e madhe.

View this post on Instagram

Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura... Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise... dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke. Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte ??

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

evi-reci-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037198066711426