Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. Kinematografia turke ka humbur një ndër aktorët më të mirë, pikërisht Mehmet Uslu i cili ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare dhe njihet për rolet e tij te “Lugina e Ujqërve” si dhe në vitet 2013-2014 ka luajtur rolin e Selim Demirhan në Serialin “Mes dy Dashurish”, transmetuar edhe në Shqipëri.
Prej disa vitesh, ai ka luftuar me kancerin në mushkri, por për fat të keq e humbi betejën. Tri ditë më parë, Uslu u dërgua me urgjencë në spital ku edhe humbi jetën të dielën në Stamboll.