Detaje të reja zbulohen nga masakra që tronditi të gjithë.
Sipas dëshmitarëve që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje tregojnë dhe skenën e rëndë se si janë gjetur viktimat.
Më i vogli i viktimave Ledioni 8 vjeç ka qenë duke ngrënë bukë kur është qëlluar.
Dëshmitarët e kanë gjetur në divan ku në dorë ka pasur pjatën me bukë.
Sipas ekspertizës ligjore të gjithë viktimave janë goditur nga 3 deri në 6 plumba, dhe të gjithë në pjesën e sipërme të trupit.
Afërdita Zykaj është goditur me 6 plumba Azemi Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë. Djali i vogël Ledioni është goditur nga tre plumba ndërsa vajza, Sara 16 vjeçe është goditur 4 plumba.