Një ngjarje e pazakontë po ndodh me reperin me origjinë shqiptare Sin Boy. Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një foto e tij, ku dukej i shtrirë në një ambulancë, me një maskë oksigjeni.
Pas kësaj, ditën e sotme një lajm tragjik, i cili ende nuk dihet sa i vërtetë është, ka bërë xhiron e rrjetit. Sipas disa mediave, shqiptare dhe të huaja (Culus News, Syri.net, Sot.com), reperi ka ndërruar jetë në një spital të Kosovës, si pasojë e mbidozës.
Pas këtyre lajmeve, në profilin zyrtar të Instagramit të tij është bërë një postim ku thuhet se lajmi tragjik, fatkeqësisht është i vërtetë.
“Për fat të keq thashethemet janë të vërteta por mediat po sabotojnë Sin Boy edhe në këto momente. Ai nuk është larguar sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994- Përgjithmonë,”- thuhet në postimin në faqen e tij.
Të njëjtin postim më pas e ri-postoi në Instastory edhe motra e reperit, Elena, me mbishkrimin: “RIP”.
Por e çuditshmja në gjithë këtë histori është skepticizmi që publiku ka nëse ngjarja është e vërtetë. Në postimin në profilin e reperit, fansat kanë shpërthyer në komente duke u shprehur se të gjithë këtë po e bën për vëmendje dhe marketing për këngën e tij të re.
Reperi është në moshën 29 vjeçare dhe diçka e tillë do të ishte padiskutim tragjike! Por nëse e gjithë kjo është thjesht një inskenim (ashtu siç shumica e publikut pretendon), do të ishte një “njollë” jo edhe aq e bukur në profilin dhe karrieren e një artisti.