Pop Smoke është qëlluar për vdekje të mërkurën në mëngjes gjatë një grabitjeje në shtëpi raporton TMZ.
Reperi ndodhej në një shtëpi në Hollywood Hills rreth orës 4:30 të mëngjesit, kur 2 burra të veshur me kapuç dhe maska hynë.
Ata qëlluan me armë dhe plagosën rëndë të riun 20-vjeçar dhe më pas u larguan në këmbë.
Pop Smoke u dërgua menjëherë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në West Hollywood, ku u shpall i vdekur.
Të dyshuarit nuk janë kapur dhe madje as nuk janë identifikuar. Është e paqartë nëse Pop Smoke i njihte atentatorët.
Një burrë u vendos në pranga, por policët provuan që ai nuk ishte i përfshirë në vrasje dhe u la i lirë.
Reperi thuhet se po qëndronte me qira në banesën në Hollywood Hills, pasi ajo i përket bashkëshortit të Teddi Mellencamp, Edwin Arroyave, i cili ka në pronësi disa shtëpi në Los Angeles.