INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhimbshme/ Pas mbytjes së 13-vjeçarit, vëllai i tij nuk e do më jetën, pi fostoksinë

E dhimbshme/ Pas mbytjes së 13-vjeçarit, vëllai i tij nuk e do më jetën, pi fostoksinë

Publikuar më: 10:38 07-08-2017

Pak ditë më parë një djalë i vogël 13-vjeçar nga fshati Hot i Ri i Shkodrës humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e lumit ku kishte shkuar bashkë me shokët.

Valentin Çarkaj u gjet pas 2 ditësh në kanalin vaditës në anë të rrugës që çonte në shtëpinë e tij.

Por duket se kjo ngjarje e rëndë për familjen Çarkaj ka bërë që vëllai i Valentinit ta përjetojë shumë keq, pasi ditën e djeshme ai ka tentuar të vrasë veten.

Mësohet se K.Çarkaj i pikëlluar nga humbja e vëllait, ka tentuar vetëvrasjen duke pirë fotoksinë.

Fatmirësisht 18-vjeçari është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Shkodrës duke arritur që të marrë në kohë ndihmën e parë dhe duke arritur kështu të shpëtojë.

Çarkaj tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032169818878174