Sot fermerët kanë protestuar duke hedhur në rrugë prodhimet që i kanë nxjerr me mund. Këto janë disa fotografi të protestës së tyre sot.
“Është ekstrem, dhe e dhimbshme, hedhja e asaj që prodhon me aq mund! Mjafton të shikosh këto foto, dhe e kupton çfarë krimi ka kryer rilindja ndaj sektorit të bujqësisë. Fermerë të pashpresë, të cilët hedhin në rrugë produktet e tyre pasi nuk shiten”, shkruan ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.