Është cilësuar si ylli i Disney u bë i famshëm në serialet televize për fëmijë 'Jessie" dhe "The Descendants" Cameron Boyce ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare.
Lajmin e hidhur e dhanë vetë familjarët e aktorit.
‘Me trishtim të thellë raportojmë se këtë mëngjes kemi humbur Cameron,"-thanë ata në një deklaratë.
“Ai vdiq në gjumë për shkak të një konfiskimi që ishte rezultat i një gjendje të vazhdueshme mjekësore për të cilën po trajtohej. Bota tani pa dyshim është pa një nga dritat më të ndritshme të saj, por shpirti i tij do të jetojë përmes mirësisë dhe dhembshurisë për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin’ shkruajtën në postim familjarët e tij.
Cameron filloi karrierën e tij si model në moshën shtatë vjeçare, kur ai u shfaq në katalogun promovues të Disney.
Ylli i Disney jetonte në Los Anxhelos me prindërit e tij dhe motrën e vogël.
Famë më të madhe e gjeti si djali i Adam Sandler dhe Salma Hayek në “Grown Ups, and Grown Ups two”.