Shënohet viktima e dytë e shpërthimit gjatë misionit të Natos në Letoni. Major shqiptar Klodian Tanushi nuk mundi që t'i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të minave. Tanushi ndërroi jetë mbrëmjen e sotme. Lajmin me sqarimin përkatës i publikoi ministrja, Olta Xhaçka.
"Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!", shkruan Xhaçka.
Ndërsa sot në mesditë ju dha lamtumira e fundit dhe viktimës së parë nga shpërthimi Zarife Hasanajt.