INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dhunuara nga Vlora merr dhurata, që as vetë si beson…

E dhunuara nga Vlora merr dhurata, që as vetë si beson…

Publikuar më: 16:47 10-06-2016

Marsela nga Vlora që u dhunua dhe grushtua në mes të Vlorës nga ish bashkëshorti i saj më në fund do të ketë një strehëz të ngrohtë. Ajo me tre fëmijët e saj do të mund të jetojnë në një banesë të re dhe të ngrohtë, pa lagështi dhe me kushte normale.
Institucionet pas pamjeve të rënda që u publikuan nëpër portlet informative u vunë në lëvizje e brenda dhe për pak kohë vendosën që të akordojnë një fond për Marselën dhe tre të miturit, që të paguajnë një banesë të re me qera.
Bashkia e Vlorës ka menduar dhe për dy fëmijët më të rritur, ata do të nisin ciklin arsimor në shkollën “Marigo Posio”, ndërsa më i vogli vetëm 3-vjeç do të frekuentojë për herë të parë një kopësht edhe shpenzimet për të do të mbulohen nga Bashkia e Vlorës.
Pushteti lokal ka menduar dhe për punësimin e Marselës duke e ndihmuar që të punësohet si sanitare në një shkollë të qytetit.
Po nëna e Marselës nuk është sërisht e qetë. Ajo bën apel që ish dhëndri të ndëshkohet nga gjykata sa meriton për dhunën ndaj së bijës.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221