Temperaturat e nxehta kanë bërë që banorët e kryeqytetit të nisen drejt bregut të detit për të t’i bërë ballë vapës. Por fatkeqësisht, Trafiku i makinave është kilometrik dhe duket sikur ka përfshirë të gjithë autostradën. Siç edhe duket nga pamjet dhe fotot e bëra publike në rrjetet sociale, autostrada Tiranë-Durrës është në kaos të plotë. Në orët e pasdites pritet që fluksi i kthimit drejt kryeqytetit dhe trafiku të jetë edhe më i madh.